zoom

Bota

Borrell e pranon: Nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, pa krijimin e një shteti palestinez!

Kryediplomati i BE-së Josep Borrell, ka folur për konfliktin Izrael-Hamas dhe mundësitë e vendosjes së paqes në rajon pas përfundimit të luftës aktuale.

Borrell u shpreh se Izraeli nuk duhet të “rikolonizojë” Gazën, ndërsa shtoi se palestinezët dhe izraelitët kishin një “të drejtë të barabartë dhe legjitime për të njëjtën tokë”.

Sipas “Reuters”, ai shtoi se një shtet palestinez në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gaza ishte “garancia më e mirë” për “sigurinë dhe paqen e Izraelit”. /ZOOM.AL/