zoom

Aktualitet

Borrell bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiç, bën thirrjen: Agresorët të dorëzohen menjëherë

Përfaqësuesi i Lartë i BE,  Josep Borrell ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, pas sulmit ndaj policisë së Kosovës.

Gjatë bisedës me kreun e qeverisë së Kosovës, Borrell dënoi tonet më të forta agresionin e sotëm.

Ai i shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët dhe të dashurit e punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe u uroi shërim të shpejtë efektivëve të plagosur.

Përfaqësues i Lartë ka telefonuar edhe presidentin Aleksandar Vuçiç.

Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt. Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit.

EULEX po monitoron situatën në terren dhe është e gatshme të mbështesë institucionet e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, në përputhje me mandatin e saj dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in e NATO-s. Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën në terren është në kontakt të ngushtë me autoritetet.