Aplikacion
Çifti u martua vitin e kaluar në një ceremoni të vogël në Katedralen e Westminster, e ndjekur nga një pritje në kopshtin e Downing Street. Sidoqoftë, kufizimet e koronavirusit nënkuptonin se ata mund të ftonin vetëm maksimumi 30 persona, të afërm apo miq të tyre dhe patën më pas një muaj mjalti 2 ditor.
Ceremonia vitin e kaluar në Katedralen Westminster u përgatit në fshehtësi dhe të ftuarit festuan në kopshtin e Downing Street, me vetëm një fotografi zyrtare të publikuar.
Johnson dha dorëheqjen pas një sërë dorëheqjesh brenda Partisë së tij Konservatore, duke thënë në një fjalim drejtuar kombit se procesi i zgjedhjes së një kryeministri të ri “duhet të fillojë tani”. Megjithatë, Johnson nuk planifikon të largohet menjëherë nga detyra. Ai do të qëndrojë derisa të vendoset një udhëheqës i ri, tha ai, në një fjalim televiziv jashtë 10 Doëning Street.