Aplikacion
“Të rivendosim besimin, të rindërtojmë ekonominë dhe të ribashkojmë vendin”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, përcjell abcnews.al.
Sunak dha dorëheqjen nga posti i tij ministror të martën në mbrëmje, vetëm pak çaste pasi Sajid Javid u largua nga posti i sekretarit të shëndetësisë.
Ata nisën një “ortek” dorëheqjesh ndërsa Johnson u përball me pyetje në lidhje me trajtimin e çështjes deputetin Chris Pincher, gjë që përfundimisht çoi në pranimin e kryeministrit të largohej të enjten.
Në një video të pubikuar së bashku me një postim në Tëitter, duke e paraqitur veten si lideri i ardhshëm konservator, Sunak shkruan: “Unë dua ta udhëheq këtë vend në drejtimin e duhur”.
Ai gjithashtu theksoi përvojën e tij gjatë pandemisë si një shembull se pse ai është i aftë për këtë punë.
“Unë drejtova departamentin më të vështirë në qeveri gjatë kohërave më të vështira kur u përballëm me makthin e COVID,” vazhdoi ai. “Vlerat e mia janë të panegociueshme: patriotizmi, drejtësia, puna e palodhur”, përforcon Sunak.
Sakaq, disa deputetë konservatorë kanë mbështetur menjëherë Sunak si kandidatin e tyre të preferuar për lidership.
Babai vrau djalin, bashkëshortja e viktimës: Kunata donte gjysmën e shtëpisë, vjehrri pinte