Aplikacion
“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital të Londrës më herët sot”, thuhet në një deklaratë.
“Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre.”
Vajza është motra e djalit të tyre, Wilfred, i lindur në prill 2020. Çifti u martuan në një ceremoni sekrete në maj të këtij viti.
Fëmija i tyre i parë, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson lindi në fund të prillit 2020, disa javë pasi kryeministri doli nga spitali ku ishte në kujdesin intensiv me COVID-19.
Johnson, i njohur për jetën e tij të trazuar personale, të shënuar nga tre martesa dhe një numër i panjohur lidhjesh, me ardhjen e re në familje ka gjithsej shtatë fëmijë.
Lideri konservator ka 4 fëmijë nga gruaja e tij e dytë, Marina Wheeler, avokate, me të cilën ka përjetuar bashkimin më të gjatë deri tani, rreth 25 vjet.
Një djalë tjetër i lindur në vitin 2009 nga një lidhje jashtëmartesore me eksperten e artit Helen Macintyre, atësinë e të cilit ai ia kishte mohuar fillimisht, derisa e njohu ligjërisht në 2013.
Vetëm shtatorin e kaluar Johnson pranoi në një intervistë të dhënë në TV amerikan Nbc se kishte 6 fëmijë, ndërkohë që sot iu shtua edhe e vogla.
Vr*sja e Martin Canit, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim të Marjo Përlleshin