zoom

Ekonomi

Bordi vendos çmimet e reja të karburanteve/ Benzina rritet më shumë se nafta

Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të tregtohet  me 234 lekë/litër  me pakicë dhe 222 lekë me shumicë.  Nafta është ulur me 3 lekë nga vendimi i fundit dhe benzina ka kaluar si hidrokarburi më i shtrenjtë.

Benzina do të shitet me 237 lekë për litër në pikat me pakicë dhe 225 në ato me shumicë.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.