Aplikacion
Bordi vendosi që këto produkte të mos shiten përtej këtyre çmimeve:
101 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)
104 lekë/kg për sheqerin (1 kg)
90 lekë/kg për miellin masiv
“Për produktin vaji i lulediellit, për shkak se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të vajit të lulediellit, nuk do të aplikohet kosto mesatare e ponderuar e zhdoganimeve dhe nuk do të përcaktohet çmim i unifikuar shitje nga çdo subjekt, por çdo importues i vajit të inbotiluar apo importues vaji që e inbotilon dhe e paketon në vend, do të aplikojë marzhin e lejuar mbi koston e importimit të produktit të tyre sipas deklaratës doganore për çdo parti importi sipas marzheve të parashikuara në paragrafin 5 të këtij vendimi”,-sqaron Bordi.
Më saktë, Bordi ka miratuar marzhin e fitimit për tregtarët që më vonë përkthehet në çmim.
Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg) marzhi për shitjen me shumicë është 11 lekë për kg, mbi koston që është importuar dhe koston e doganës.
Kur ky produkt shitet nga magazina e shumicës tek e pakicës, mund t’i shtohen edhe 2 lekë mbi koston e vënë nga transportuesit kryesorë.
Marzhi i shitjes me pakicë është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur të të dyja pikave më lart.
Për artikullin sheqer (1 kg) marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.
Nga transportuesi tek tregtarët e tjerë mund të shtohen 2 lekë dhe nga pakica tek klienti shtohen 3 lekë.
Për artikullin miell masiv dhe tregtimin me shumicë nga prodhuesi dhe ambalazhuesi, i shtohet mbi mbi 32% kosto e përpunimit dhe ambalazhimit nga grurë në produkt të gatshëm miell dhe marzhi 2.5 lekë/kë për tregtuesit e shumicës.
Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur më lart. Dhe po aq edhe tek shitësit me pakicë.
Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit nga importuesi është 35 lekë/litër mbi koston e importit dhe detyrimet e paguara në doganë.
Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/litër.
Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit vaj luledielli është 4 lekë/litër
Administrata Tatimore, monitoron tregun nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg dhe raporton pranë Bordit çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës raportuese.
Ky vendim hyn në fuqi në datë 10.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat