zoom

Ekonomi

Bordi ul çmimim e naftës për të shuar zemërimin, por ulja është e papërfillshme

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja për karburantet, të cilat do të hyjnë në fuqi në orën 18:00.
Çmimi i naftës është ulur me 4 Lekë, nga 265 lekë për litër që ishte, ka shkuar 261 lekë/litër.

Duket se bordi ka tentuar të ndalë zemërimin e shkaktuar së fundmi te qytetarët, për shkak të çmimit më të lartë në rajon të karburanteve. Revoltimi qytetar ishte i madh, sidomos ditën e djeshme ku çmimi i naftës kapi shifra rekord, që nga krijimi i Bordit që vetë Rama e cilësoi “bord komunist”. Megjithatë, ulja që bëri bordi sot duhet thënë se është e papërfillshme.

Ulje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, pasi nga 241 lekë/litri, do të tregtohet me 236 lekë/litri.

Çmimi i gazit nuk ndryshon. Në pikat e karburanteve një litër gaz do të blihet për 86 Lekë.

Njoftimi:

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

/zoom.al

Postime të lidhura