Aplikacion
Mësohet se Bordi i Transparencës në mbledhjen e ardhshme mund të vendosë shkrirjen e vet, pasi kjo lejohet dhe nga vendimi i Këshillit të Ministrave, i marrë në momentin e krijimit të këtij bordi, raporton Report TV.
“Parashikimet e këtij kreu zbatohen për aq kohë sa zgjat periudha e situatës së veçantë. 2. Zbatimi i parashikimeve të këtij kreu fillon me shpalljen e situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit”, thuhet në VKM.
Ditën e djeshme, ministrja Belinda Balluku deklaroi se një vendim i tillë do të ishte i mirëpritur, por nuk është në kompetencat e saj pasi i përket Ministrisë së Financave.
“Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”,-tha ministrja.
Mediat: Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë armët amerikane për të sulmuar brenda Rusisë