zoom

Lajme

Bora Zemani dhe Donald Veshaj martohen këtë verë?

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë një prej çifteve më të përfolur të showbizit shqiptar dhe ndjekësit e tyre janë në pritje të kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Në rrjet aludohet se ata do t’i japin fund beqarisë këtë verë, por këto zëra, Bora Zemani as i hodhi poshtë, as i konfirmoi.

Megjithatë, ajo tregoi në “Top Arena” se Donaldi është dashuria e jetës së saj.

Ed Manushi: Ka zëra që ti martohesh këtë verë?

Bora Zemani: Qesh…

Ed Manushi: Ti qeshe, qenka e vërtetë.

Bora Zemani: Shtatzënia ime dhe martesa ime komentohen gjithmonë. Me martesë, pa martesë, Donaldi është një nga golat e mi të jetës.

Boda Zemani mori propozimin për martesë nga Donald Veshaj më 12 dhjetor të 2023, gjatë premierës së filmit të tyre “5 herë jo”.