Aplikacion
Kanë qenë vetë familjarët ata që kanë njoftuar Shërbimet Zjarrfikëses, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët.
Forca të shumta të Repartit të Shpëtimit nga Zjarri kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur edhe përhapjen e tyre drejt banesave përreth.
Si pasojë e zjarrit, në njërën nga dhomat e banesës së shtetasit Barjam Hatija, ka pasur dëme materiale, ndërkohë që s’ka asnjë të lënduar.
Burimet zjarrfikëse në vendngjarje konfirmojnë se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombolës së gazit, po për fat të mirë nuk lëndoi familjarët. /ZOOM.AL/
Kaos në Korenë e Jugut/ Presidenti ndërron mendje: Do tërheq vendimin për shpalljen e luftës