zoom

Bota

Bombardimet ruse, dëmtohet metroja e Kievit

Ushtria ruse, prej disa ditësh është vendosur në periferi të Kievit, ndërsa synon që ta pushtojë atë.

Teksa humbjet njerëzore nga lufta janë të mëdha, padyshim që dhe dëmet në infrastrukturë po ashtu. Në një postim në Twitter, autoritetet e metrosë së Kievit kanë publikuar disa imazhe, ku shihet se stacioni është dëmtuar.

BBC raporton se shpërthimet me bombat ruse dëmtuan fasadën e stacionit Lukyanivska dhe zyrat e tij.

Lukyanivska është shumë pranë qendrës së Kievit, ndërsa metroja është e mbyllur për shkak të dëmtimit./ Zoom.al