zoom

Bota

“Bomba” e kryeministrit të Sllovakisë: Ukraina duhet të heqë dorë nga një pjesë e territoreve…

Kryeministri sllovak Robert Fico ka thënë se dhënia e një pjese të territorit ukrainas Rusisë, është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, dhe përsëriti se është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO, shkruan Politico.

“Duhet të ekzistojë një lloj kompromisi. Çfarë po presin, që rusët do të braktisin Krimenë, Donbasin dhe Luhanskun? Është jo reale”, tha Fico për televizionin publik sllovak RTVS.

Fico mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar, pasi që partia e tij e majtë Smer fitoi në zgjedhjet e shtatorit me premtimin se do të ndalet së dërguari armë në Kiev, do të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO dhe do të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë.

Para takimit të planifikuar me kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, Fico në një intervistë ka ripërsëritur kundërshtimin që Ukraina t’i bashkohet NATO-s.

Fico mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar, pasi që partia e tij e majtë Smer fitoi në zgjedhjet e shtatorit me premtimin se do të ndalet së dërguari armë në Kiev, do të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO dhe do të kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë.

Para takimit të planifikuar me kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, Fico në një intervistë ka ripërsëritur kundërshtimin që Ukraina t’i bashkohet NATO-s. /ZOOM.AL/