zoom

Të gjitha

Boll më! Ish-presidenti: Tirana është futur në kolaps total, qytetarët po torturohen

Ish-Presidenti Bujar Nishani thotë se Tirasna është futur në një kolaps total. Sipas tij korrupsioni dhe interesat e pista të një grupi të vogël kanë kapur prej fyti qytetin dhe e kanë kthyer atë në një trturë të vërtetë për qytetarët.

 

Statusi i Nishanit:

 

Kryeqytetin e vendit, Tiranën e kanë futur në kolaps total.

 

Torturë dhe poshtërim më të madh se sa mund t’i bëhet mbi një milion banorëve për interesat e babëzisë së korrupsionit nuk mund të kishte.

Asgjesimi i një qyteti nisur që prej vitit 2000 e shkatërruar përditë, papushim me moton ; “pas meje le të bëhet qameti”, sot po jua nxin jetën qytetarëve, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë e çdo sekondë që cilido guxon të dalë nga shtëpia për punë, për hall a për nevojë.

Interesat e pista të një grupi pushtetarësh dhe tutorëve të tyre, janë kthyer në ankthin, stresin, sëmundjet, pisllëkun, kolapsin e një popullate të tërë, që jeton në këtë qytet, apo të tjerëve që e aksesojnë atë çdo ditë për bisnes, arsim, shëndetësi.

Një grup të korruptuarish e korruptorësh që nuk kanë kurrfarë parimi, morali apo aftësie, kanë kapur për fyti shtetin, drejtësinë e opozitën për të dhunuar lehtësisht, pa kurrfarë pengese e frike qytetarin !

Të nxisim e të kërkojmë ringritjen e betejës së opozitës, rikthimin e vetë opozitës së vërtetë si mjet, për të rikthyer fuqinë e qytetarëve.

Boll Më !