Aplikacion
Marigona na tregoi se ata njiheshin prej vitesh por mes tyre nuk kishte asgjë më tepër sesa vetëm miqësi. Sipas saj Robini ja ka dalë ta bëjë për vete me këmbënguljen e tij të vazhdueshme.
“Jemi njohur prej 6 vitesh, kemi pasur një raport miqësor”, u shpreh Marigona.
“Zemrën ia mora me shumë punë por me të vërtetë jam shumë i lumtur që sot jam me Marigonën dhe po krijojmë një familje. Është dhurata më e madhe që kam marrë në jetë. Më është dashur shumë kohë që ta bind. Me disa sakrifica, i kam treguar se dua një familje dhe jo diçka tjetër”, tha Robini.
Marigona na tregoi gjithashtu dhe për djalin që ata po presin, gjininë e të cilit e zbuluan gjatë dasmës që mbajtën pak kohë më parë.
“E kemi zbuluar në ditën e dasmës, kemi duruar për 5 muaj. Çdo herë kam insistuar të shoh gjininë, por kisha bërë premtim dhe e kam përmbajtur. Ne po presim një djalë”, tha Marigona.
Njëri prej fëmijëve e ka pyetur se kush është “bossi” në familjen e tyre. “Në shumicën e rasteve jam unë”, i tha Marigona me shaka./L.K
/Zoom.al