Aplikacion
Shkak raportohet se është bërë mungesa e avokatëve, për shkak të bojkotit treditor që mbaron diotën e sotme.
Seanca e radhës është lënë për në datën 14 qershor, ora 10:00 sipas vendimit që mori Apeli i GJKKO ditën e sotme.
Beleri kërkon pafajësinë, teksa shkalla e parë e ka dënuar me 2 vite burgim për korrupsion me zgjedhjet, blerja e 8 votave me 400 euro total. Ai u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pas përgjimeve me një person të infiltruar që bëri Prokuroria e Vlorës.
Belerit i janë refuzuar dhjetëra kërkesa për lirim dhe leje për betim si kryebashkiak, teksa tashmë e ka djegur mandatin ligjërisht. Ai e cilësoi arrestimin dhe gjyqin si politik, të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Ndalimi i kandidatit të djathtë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka “ndezur gjakrat” prej një viti mes Athinës dhe Tiranës.
Aktualisht Bashkia e Himarës është pa kryetar teksa parashikohet zgjedhja e të riut ditën e sotme si i komanduar, pas dorëheqjes së Blerina Balës dhe arrestimit të Jorgo Goros muaj më parë. /ZOOM.AL/