zoom

Politikë

Boçi i përgjigjet Bashës “flakë për flakë” për Berishën: Janë lotë krokodili, kalove limitet!

Ndërsa Lulzim Basha foli për arrestimin e Sali Berishës gjatë një konference me gazetarë duke shprehur keqardhje personale, Luçiano Boçi, nënkryetar nga radhët e Rithemelimit iu përgjigj direkt në “News 24″, duke theksuar se Basha dhe mbështetësit e tij jo vetëm kanë shprehur ngazëllim për arrestimin e Berishës, por kanë kapërcyer kufi moral duke i përmendur të bijën.

Boçi foli edhe për deklaratat e Bashës për reformën zgjedhore, duke theksuar se përfaqësuesit e tij në dy vite nuk e kanë mbledhur asnjëherë komisionin.

“Vetëm një herë përmendi Edi Ramën që tha ka përfituar nga situata e telenovelës, por pa shpjeguar se ç’rol i kishte atashuar Edi Rama vetë zt. Basha në të gjithë këtë telenovelë të pretenduar. Ne nuk kemi bërë telenovelë.

Ne kemi bërë beteja politike të forta në Parlament dhe jashtë Parlamentit, për standardet demokratike. Pastaj, personazhet e telenovela shqiptarët i dinë mirë kush janë. Ajo pjesa e keqardhjes është si kofini pas të vjelit apo lotët e krokodilit.

Është një standard sjellje politikë që është instaluar në Shqipëri dhe nuk është në përputhje me qëndrimet që ka mbajtur. Kanë atakuar jo vetëm zt.Berisha, kanë shprehur ngazëllimin e tyre për arrestimin e zt. Berisha.

Kanë kapërcyer edhe kufijtë moralë, janë marrë me të bijën e tij, me Argita Malltezin dhe dhëndrin e tij. Këto janë përgjegjësi morale dhe profesionale të njerëzve.

Basha nuk ka bërë opozitë dhe nuk premton të bëjë opozitë. Kush e pengoi këtë zotëri që me përfaqësuesit e vetë të mblidhte komisionin me përfaqësuesit e vet edhe pse jo legjitimë.

Listat e hapura nuk janë risi dhe nëse ka dikush që ka frikë nga lista e hapur është grupimi i tij pasi votat e tyre janë sa dy deputetë të Rithemelimit.

Nëse ka një politikanë që ka frikë nga Vettingu, po më vjen keq është zt.Basha se ka pasur një proces të gjatë gjyqësore për afera që nuk i kanë pasur deputetë të tjerë”, tha Boçi. /ZOOM.AL/