Aplikacion
Ndërsa publikon një video që më herët e publikoi edhe deputetja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, Blushi thekson se Provat e reja, që u depozituan sot në SPAK përforcojnë këtë fakt në mënyrë të pakundërshtueshme!
“Vjedhja e shqiptarëve me inceneratorin inekzistent të Tiranës vazhdon! Korrupsion i pastër shtetëror, që meriton ndëshkim të shpejtë dhe të ashpër ligjor!
Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, ideatorët dhe pronarët e vërtetë të inceneratorëve! Provat e reja, që u depozituan sot në SPAK nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e përforcojnë këtë fakt në mënyrë të pakundërshtueshme!”, tha ai. /ZOOM.AL/