zoom

Bota

Bllokimi Kosovë-Serbi/ Hapen të gjitha pikat kufitare

Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë janë hapur për qarkullim të plotë dhe të papenguar, pas bllokadave në pjesën serbe të kufirit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë hapur dy pikat kufitare që autoritetet kosovare i kishin mbyllur të premten mbrëma, në Bërnjak dhe Merdare. Pikëkalimi në Jarinjë u hap mëngjesin e së shtunës.

Rihapja e tyre vjen pasi shoqatat serbe hoqën të gjitha bllokadat që kishin vendosur të premten pasdite për të protestuar kundër mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës, i cili është i banuar me shumicë serbe.

Më herët ministrja e Kosovës për punët e jashtme Donika Gërvalla kishte kërkuar edhe ndrërhyrjen e ndërkombëtarëve për lirim e akseve rrugore, të bllokuara nga serbët.

Postime të lidhura