Aplikacion
Blinken do të takohet me zyrtarët kryesorë të vendit, teksa SHBA po synon të rinisë përpjekjet për armëpushim pas vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Yahya Sinëar.
Vizita e Blinken në Tel Aviv vjen vetëm pak orë pasi Hezbollahu lëshoi një breshëri raketash në Izraelin qëndror të këtë të martë.
Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë kryeqytetit izraelit. Hezbollahu tha se kishte leshuar 20 raketa në dy baza izraelite pranë Tel Avivit dhe Haifas. Në asnjë nga sulmet nuk u raportua për persona të lënduar.
Nga ana tjetër izraeli ka vijuar sulmet Gaza dhe Liban duke shkaktuar te tjera viktima.
Negociatat e armëpushimit deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Alealtët janë të shqetësuar se një hakmarrje e mundhsme e Izraelit ndaj Iranit mund të prishë tregjet e naftës dhe rrezikon të ndezë një luftë gjithpërfshirëse.
Ministri i Jashtëm i Iranit, në një deklaratë të fundit ka thënë se Teherani nuk po kërkon luftë në Lindjen e mesme por se është i përgatitur për cdo konflikt.
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”