zoom

Aktualitet

Blindohet Rinasi, ekstradohet në Shqipëri ish-kreu i bandës së Durrësit, Lul Berisha

Pasditen e sotme pritet të ekstradohet drejt vendit tonë ish-kreu i bandës së Durrësit, Lul Berisha.

Pavarësisht së Lulzim Berisha kundërshtoi ekstradimin e tij, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta, Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi që të pranojë kërkesën e autoriteteve shqiptare për sjelljen e tij e për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor të vitit 2023. Ai jetonte në Alicante nën identitetin e rremë.

Në dhjetor të vitit 2021, Gjykata e Lartë vendosi se Lulzim Berisha, ish-drejtues i Bandës së Durrësit, duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin edhe për 5 vite. Vendimi i Gjykatës së Lartë rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, që kishte vendosur lirimin nga qelia të Berishës dhe vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit me shërbim prove.

Berisha duhet të kryejë edhe 5 vite dënim të mbetur, pasi është dënuar si ish-drejtues i Bandës së Durrësit. Ai u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm, por me dërgimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, dënimi u ul në 25 vite burg.

Më pas, Berisha filloi betejën me drejtësinë për t’u liruar. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës pranoi kërkesën e tij për të vijuar me shërbim prove pjesën e mbetur të dënimit.

1 vit pas lirimit, SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi dyshohet se është i përfshirë në Vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në vitin 2005.

Postime të lidhura