zoom

Slider

Blerësit e makinave elektrike Xiaomi duhet të presin 6 muaj për të marrë automjetet

Vetëm disa ditë pasi prodhuesi kinez i smartfonëve Xiaomi lançoi automjetin e tij të parë elektrik (EV), blerësve u është thënë se mund të duhet të presin deri në gjashtë muaj që të marrin makinën e tyre.

Firma u ka thënë blerësve që se mund të duhen 27 javë për të marrë SU7 Max.

Kompania deklaroi se porositë paraprake kishin arritur në 88.898 brenda 24 orëve nga fillimi i marrjes së porosive të enjten.

Gjigandi i teknologjisë, i cili është shitësi i tretë më i madh i telefonave inteligjentë në botë me një pjesë tregu prej rreth 12%, po përballet me rivalët e EV, përfshirë Tesla dhe BYD, në tregun më të madh në botë për makinat.

Modeli standard SU7 ka një çmim prej 29.872 dollarë dhe versioni Max kushton 299.900 juanë.

Çmimi fillestar në Kinë për Modelin 3 të Tesla është 245,900 juanë.

SU7, i cili ka bërë krahasime me modelet Taycan dhe Panamera të Porsche, ka një distancë minimale prej 700 km, duke mposhtur 567 km të Tesla Model 3.