zoom

Aktualitet

“Blejmë e shesim vepra arti”- I prezantuan si deputetë italianë që nuk i lejuan të takojnë Veliajn, por kush janë Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi

Një lajm se Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi, të cilët u prezantuan si seantorë italianë dhe eurodeputetë, nuk ishin lejuar të takonin Erion Veliajn në burg u përhapën ditën e djeshme.

“Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi, dy nga senatorët e grupimit Forza Italia, por edhe politikanë të lartë në vendin fqinj, nuk janë lejuar sot që të vizitojnë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Menjëherë pas kësaj, ata kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale një mesazh mbështetës për Veliajn, ku kanë shprehur keqardhjen për faktin se nuk i kanë lejuar ta takojnë në burgun e Durrësit, por edhe kanë shprehur shqetësimin se drejtësia në Shqipëri nuk do të kthehet si në epokën e errët të Tangentopoli-t në Itali” – thuhet në njoftim të dalë nga Bashkia e Tiranës.

Por mësohet se asnjëri prej dy përfaqësuesve të huaj, përkatësisht Lorenzo Grassini dhe as Roberto Berardi, nuk jane as senatorë dhe as eurodeputetë.

Lorenzo Grassini është një sipërmarrës italian dhe koordinator i partisë Forza Italia për Ballkanin Perëndimor. Ai ka qenë kandidat për eurodeputet, por aktualisht nuk mban ndonjë post si deputet në parlamentin italian. Grassini është i njohur për aktivitetin e tij në fushën e financave dhe tregtisë së veprave të artit.

Në një intervistë të dhënë vetëm 9 muaj më parë në Zonë e Lirë, Lorenzo Grassini shprehej se ishin blerës dhe shitës të veprave të artit.

“Unë jam në fushën e financës dhe drejtoj një fond investimesh që operon në veprat e artit, ne blejmë dhe shesim vepra arti.

Unë jam sipërmarrës jo politikan”, tha ai.

Ndërkohë në mediat shqiptare janë ngritur dyshimet se Lorenzo Grassini mund të ketë qenë bashkëpunëtor i Harabelit të Ajola Xoxës.

As Roberto Berardi nuk është më deputet.  lindur më 4 qershor 1972 në Grosseto, Itali, Berardi ka shërbyer si senator nga 23 mars 2018 deri më 13 tetor 2022, përfaqësues i partisë Forza Italia. Ai gjithashtu ka qenë aktiv në politikën lokale të Orbetellos, duke mbajtur pozicione si këshilltar komunal dhe nënkryetar i Këshillit Komunal.

 

Postime të lidhura