zoom

Lajme

Blacout me energjinë, Berisha: Kolaps i plotë i sistemit! Balluku rrihte gjoksin për 1,3 mld euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike pothuajse në gjithë vendin, e cila ka ndodhur në disa zona të kryeqytetit dhe në shumë qytete të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ndërprerja ndodhi si shkak i një kolapsi të plotë të sistemit energjetik, ndërsa shtoi se kjo është e paprecedentë në historinë e vendit.

Ai shtoi se ndërkohë që Belinda Balluku krenohej për 1.3 miliardë euro investime, kolapsi dëshmoi se rreth 9-0 përqind e kësaj shume është vjedhur.

Postimi:

“Blackout i plotë! Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!

Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliardë euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.

Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë. #sb”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura