Aplikacion
Profesor Elvin Meka, që është ekspert për çështjet e ekonomisë, në një status në “Facebook” ngre shqetësimin se për këtë problem nuk ka asnjë informacion apo sqarim zyrtar nga banka prej ditësh.
“Pyetje: A mund të më ndihmojë me info pse ka mbi 1 javë që nuk jep informacion e-banking i BKT mbi kartat e kreditit?”, shkruan Elvin Meka.
Në komente, të tjerë klientë të BKT pohojnë se po kalojnë të njëjtin problem, duke bërë thirrje që të bëhet kujdes me pagesat.
“Në shumicën e rasteve është kot. Pagesa në të vërtet është kryer. Unë e hëngra një herë se mendova se pagesa nuk u krye dhe e pagova dy herë dhe paratë nuk mu kthyen. Për pagesë dritash është fjala!”, shkruan një nga klientët në komente.
Nga ana e stafit të Bankës Kombëtare Tregtare nuk ka ende një reagim zyrtar, për t’i dhënë zgjidhje problemit.