zoom

Lajme

Biznesmeni zhvati pronën publike, deputeti Dogjani dëshmon mbi 2 orë në SPAK. E denoncoi me banorët

Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve të periferisë së Tiranës, përfshirë edhe deputetin demokrat Asllan Dogjani.

Kallëzimi është bërë që në vitin 2020, teksa Dogjani ka dhënë shpjegime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se pyetja e tij është bërë pikërisht për çështjen që ka kërkuar interpelancë një javë më parë me kryeministrin Edi Rama në Kuvend, kërkesë që u rrëzua.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment.

Por referuar deklaratës së tij në Parlament javën e kaluar, mësohet se bëhet fjalë për një pronë truall që një kompani ndërtuese dhe pronari i saj i kanë zhvatur banorëve denoncues.

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ka kërkuar që të zhvillojë edhe një interpelancë parlamentare me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me problemin e disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Me votat e mazhorancës kërkesa për interpelancë është rrëzuar. Dogjani tha se nëse nuk reagojnë institucionet publike, qytetarët janë të detyruar që të bëjnë vetëgjyqësi. teksa SPAK ka rinisur sot hetimet me marrje në pyetje. /ZOOM.AL/