Aplikacion
Pas rastit të videos së dhunës në Oborrin Mbretëror, të sherrit mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës, në proces divorci si çift, një tjetër personazh publik denoncohet për dhunë në familje.
Biznesmeni i njohur Nikollaq Nerënxi, i kompanisë së frytave të thata “Neranxi”, është denoncuar nga ish- gruaja e tij pranë Komisariatit nr. 6, Kombinat, në Tiranë, për dhunë sistematike nga burri i saj.
Bëhet fjalë për Nurie Nerënxi, e cila e ka bërë denoncimin rreth orës 19:00 të datës 6 mars, ndaj Nikollaq Neranxit, duke pretenduar se ish-deputeti ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Ajo ka kërkuar t’i plotësohet edhe kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
Nga ana e policisë nuk ka ende veprime proceduriale apo konfirmim zyrtar, të cilat raportohet se ndoshta janë në fazë hetimi dhe verifikimi.
Nikollaq Nerënxi është një nga tregëtarët e frutave të thata në Shqipëri, dikur ish- deputet i LSI.
Ai njihet gjithashtu disa vite më parë për protestat e tij politike në Himarë, rreth planeve të zhvillimit të zonës duke marrë dhe mbështetje nga Athina. /ZOOM.AL/
Gjenden sërish armatime në veri të Kosovës/ Mes tyre edhe uniforma ushtarake të SHBA