zoom

Aktualitet

Biznesmenë dhe avokatë/ Kush janë 6 personat e zhdukur pas mbytjes së jahtit në Siçili

Gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur pas mbytjes së jahtit luksoz të hënën herët në mëngjes ne Siçili.

Personat e zhdukur janë identifikuar si Mike Lynch, një sipërmarrës teknologjik britanik i konsideruar dikur si Bill Gates i Mbretërisë së Bashkuar, vajza e tij 18-vjeçare, Hannah Lynch, avokati i Lynch Chris Morvillo, bashkëshortja e avokatit Neda Morvillo, si dhe Jonathan Bloomer, kryetari i bankës Morgan Stanley International, dhe gruaja e tij Judy Bloomer , një administruese bamirësie.

Operacioni i kërkim shpëtimit vazhdon në ditën e dytë, por ende pa asnjë rezultat.

Polumbarët italianë, kanë arritur të gjejnë një të çarë në fund të jahtit të fundosur për të vijuar kërkimet në brendësi të kabinave ku dyshohet se kanë ngecur trupat e 6 të zhdukurve. Asnjë pej tyre nuk besohet të ketë mbijetuar.

Dyshime të shumta janë ngritur pas fundosjes së jahtit në brigjet italiane dhe fatin e 6 personave të zhdukur megjithatë do të pritet përfudimi i operacionit të klërkim shpëtimit,për të marrë më shumë përgjigje.

Në mjetin lundrues ndodheshin në total 22 persona, 15 prej të cilëve u shpëtuan në momentin e parë të mbytjes ndërsa një trup i pajetë u gjet pak momente më vonë. Ai u identifikua si kuzhinieri i jahtit, i cili u mbyt për shkak të stuhisë që përfshiou palermon.

Autoritetet kanë deklaruar se thyerja e derikut të anijes dhe futja e një sasie të madhe uji në të në pak momente shkaktuan fundoisjen e saj.