zoom

Politikë

“Biseduam me Alibeajn, Bylykbashin e Boçin”, Mediu: Duhet një kandidat i përbashkët për president

“Opozita të ketë një kandidat” kështu është shprehur Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një deklaratë për mediat nga jashtë sallës së Kuvendit duke thënë se ky duhet të jetë konsensusi i parë duhet të jetë brenda opozitës.

Sipas tij nëse opozita nuk gjen një gjuhë të përbashkët, nuk mund të presë nga mazhoranca për një President konsensual. Mediu tha se ka diskutuar me grupin negociator të Rithemelimit, Oerd Bylykbashin dhe Luciano Boçin si dhe me Alibeajn.

“Kandidatura që i plotëson të gjitha kërkesat. Kemi diskutuar me Bylykbashin, Boçin dhe Alibeajn. Përgjegjësia që kemi është që mundësia ekziston. Ky konsensus duhet por nëse nuk e kemi në opozitë është e kotë. Ne jemi tek qëndrimi i Aleancës për Ndryshim. Por të paktën të kemi një figurë të përbashkët” tha Mediu./Zoom.al