Aplikacion
Pas fjalimit të mbajtur nga ai për ndryshimin e klimës, reporteri i “CNBC Becky Quick” e pyeti Gates për divorcin nga Melinda dhe të ardhmen e Fondacionit Gates.
“Ai në thelb po i referohej faktit që divorci ishte faji i tij. Ai dukej pak emocional për këtë. Ishte gati gati të qante”, u shpeh një nga pjesmarrësit në këtë takim, sipas “New York Post”.
Burimi shtoi se miliarderi nuk e përdori fjalën “marrëdhënie”, kur fliste për fundin e martesës së tij.
Sidoqoftë, jo të gjithë të pranishmit u impresionuan nga qëndrimi i Gates, pasi shumë raportuan se manjati ishte “shqetësuar” gjatë gjithë qëndrimit të tij në kampin veror.
Pas njoftimit të divorcit të tij nga Melinda majin e kaluar, po qarkullojnë zëra për Gates se ai është i paqëndrueshëm emocionalisht.
Ndërkohë që nuk dihen të sakta shkaqet e ndarjes, në media kanë dalë disa histori që tregojnë se Bill Gates nuk ka qenë i qëndrueshëm gjatë martesës së tij.