Aplikacion
Sipas njoftimit të këtij institucioni, të paktën 50,100 njerëz janë plagosur nga përplasjet e armatosura që kanë nisur prej më shumë se dy muajsh.
“Sky News” ka raportuar se Ministria nuk bën dallim midis vdekjeve të civilëve dhe militantëve në bilancet e shpërndara për mediat.
Teksa luftimet ditët e fundit janë ashpërsuar, 4 palestinezë u vranë të martën nga një sulm me dronë gjatë një bastisje të ushtrisë izraelite në qytetin Xhenin dhe kampet e tij në Bregun e uzurpuar Perëndimor, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë dhe agjencia palestineze e lajmeve, WAFA.
Ushtria izraelite konfirmoi se i ka sulmuar me dronë dhe i ka vrarë një numër të paspecifikuar të palestinezëve, për të cilët tha se u panë duke hedhur mjete eksplozive dhe duke shtënë ndaj forcave të saj.
Ajo tha se trupat e saj po vepronin për “të zbuluar mjete shpërthyese të vendosua nën rrugë për t’i sulmuar forcat e sigurisë”.
Palestinezët përleshen me forcat izraelite gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve palestinezë, Balata, në lindje të Bregut të uzurpuar Perëndimor, 23 nëntor 2023.
Ato gjetën armë, municion dhe mjete shpërthyese, e shkatërruan një objekt për ndërtimin e bombave dhe zbuluan tunele, tha ushtria izraelite në një komunikatë.
Ndërkohë, një person u plagos në një sulm në lagjen Al-Siba në qytetin e Xheninit, raportoi WAFA. Forcat izraelite po i rrethojnë tri spitale në këtë pjesë, sipas saj.
Para këtij sulmi, Ministria e Shëndetësisë raportoi se 275 palestinezë janë vrarë në Bregun e uzurpuar Perëndimor prej se Hamasi – grupi radikal palestinezë i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – kreu një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit./ZOOM.AL/