zoom

Aktualitet

Bien sërish shifrat/ 6 viktima e 349 të infektuar nga Covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi të dhënat e fundit për numrin e viktimave, të prekurve dhe të shëruarve nga covid-19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2899 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamëz, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të mosharve 66 – 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (1 Prill 2021)
Raste të reja ditore        349
Të shëruar në 24 orë     604
Të shtruar në spitale      279
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                2899
Testime totale            561,820
Raste pozitive             125,506
Raste të shëruara         91,875
Raste Aktive                31,390
Humbje jete                  2241
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   21928
Fier       2554
Durrës   1283
Gjirokastër  1247
Shkodër   1198
Vlorë     965
Korçë   758
Elbasan   360
Lezhë     331
Kukës     359
Dibër     325
Berat     82