zoom

Bota

Bie sërish nga froni, Elon Musk s’është më njeriu më i pasur në botë

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk rifitoi të hënën (27 shkurt) titullin si personi më i pasur në botë, sipas Bloomberg-ut.

Megjithatë, ky triumf duket se ka qenë jetëshkurtër për të, pasi epërsia e tij në krye zgjati vetëm një ditë, për shkak se aksionet e Tesla-s ranë sërish dhe bashkë me to edhe vendi i Musk-ut në renditje.

Manjati i teknologjisë humbi sërish “postin” e njeriut më të pasur në botë, vetëm 48 orë pasi mori kurorën, duke rënë në vendin e dytë.

Pasuria neto e Musk ra nga 191 miliardë dollarë në ditë në 184 miliardë. Kjo e vendos atë nën pasurinë prej 186 miliardë dollarësh të manjatit francez të luksit Bernard Arnault, sipas indeksit të miliarderëve.

Në dhjetor 2022, Musk u rrëzua përsëri nga ky fron prej CEO-s së Louis Vuitton-it, Bernard Arnault, por rritja e vlerës së aksioneve të Tesla-s e ktheu atë në krye të renditjes.

Pasuria neto e Musk u rrit në 187 miliardë dollarë, që ishte një kontrast i fortë me fillimin e vitit. Në fillim të vitit 2023, pronari i Twitter kishte një vlerë neto prej 137 miliardë dollarësh, kryesisht falë rritjes prej 70% të vlerës së Tesla-s./ Zoom.al