zoom

Bota

Bie qeveria Zaev, opozita në Maqedoni krijon shumicën e re

Kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski ka njoftuar se ka arritur të krijojë shumicën e nevojshme për krijimin e një qeverie të re. nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale ai thotë se Maqedonia e Veriut ka një shumicë të re parlamentare.

Një e ardhme e re po vjen, një kohë e re dhe një shpresë e re. Na presin sfida të forta, të vetëdijshëm dhe mirënjohës për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim. Maqedonia do të ketë sukses! Kemi një shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Mickoski, duke ndarë foto të përbashkëta të liderit të së majtës Dimitar Apasiev, sekretarit të përgjithshëm të Besës, Arjanit Hoxha, kryetarit të Alternativës Afrim Gashi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Shqiptare, Arben Taravari.

Lajmin e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, i cili ka thënë se koalicioni i ri ka 61 deputetë në Kuvend.