Aplikacion
“Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi M. A., rreth 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti”, tha policia vendore.
Megjithatë pritet marrja në pyetje, thellimi i hetimeve dhe zbulimi i provave për të caktuar shkakun zyrtar të ngjarjes.
“Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, theksoi policia vendore, teksa pret edhe përmirësimin e gjendjes së punëtorit. Gjithashtu po verifikohet për drejtuesit e punimeve dhe lejen e punimeve. /ZOOM.AL/
Ekzekutoi “Dakun” në lokal, dëshmia e kunatit të Altin Hajrit: E mbajta me bukë, ai më shante