zoom

Aktualitet

Bie çmimi në bursë, në Shqipëri bordi vendos nivelin rekord

Çmimi i naftës në Shqipëri duket se nuk do të njohë ulje, edhe pse në bursa ka pësuar ulje dhe aktualisht është 114 lekë. Ndërkohë, ditën e sotme, Bordi i Transparencës njoftoi rritjen e çmimit të karburantit.

Rasti i fundit e dëshmoi më së miri këtë, kur bordi vendosi që çmimi i naftës në Shqipëri të shitet me 265 lekë për litër.

Mirëpo, së fundmi çmimi i naftës në bursë ka rënë krahasuar me disa ditë më parë, por bordi nuk po mblidhet për të njoftuar uljen e çmimit të naftës në përgjithësi.

Duket se këto shifra të larta të çmimit të naftës do kthehen në diçka normale në Shqipëri, për sa kohë qytetarët nuk protestojnë.

Ngritja e një Bordi Transparence u bë nga qeveria thjesht për të ulur zemërimin e qytetarëve, por tashmë nuk rezulton vetëm kaq, por dhe një manovër për të zhvatur popullin.

Prej më shumë se katër muajsh, Shqipëria ka çmimet më të larta në Ballkan sa i takon naftës, por kjo gjë nuk ka bërë që qeveria të reflektojë sadopak./ Zoom.al

Postime të lidhura