zoom

Bota

Biden zotohet të kandidojë për President, ndërsa më shumë demokratë i kërkojnë të braktisë garën

Presidenti i SHBA Joe Biden mezi pret të “rikthehet në fushatë javën e ardhshme”, duke forcuar angazhimin e tij për të qëndruar në garë pasi më shumë demokratë i kërkuan atij që të tërhiqej si kandidati i partisë.

“Zgjedhja është e qartë. Së bashku do të fitojmë”, tha ai.

Deklarata e tij vjen mes raporteve kontradiktore të bisedave brenda rrethit të Biden dhe partisë më të madhe për të ardhmen e presidentit.

Gjatë disa javëve të fundit, presidenti është kapur në një vorbull presioni politik për të dhënë dorëheqjen: Thirrje nga brenda liderëve të partisë së tij për t’u tërhequr nga gara, një humbje e donatorëve të mëdhenj dhe presioni i shtuar që vendimi i tij mund t’u kushtojë demokratëve kontrollin e Kongresit.

Tetë demokratë kërkuan që ai të tërhiqej vetëm të premten, ndërsa fushata e tij u zmbraps.

Kryetarja e fushatës për rizgjedhjen e Biden, Jen O’Malley Dillon u shfaq në emisionin Morning Joe të MSNBC të premten, duke i thënë se presidenti nuk do tërhiqet.

“Absolutisht, presidenti është në këtë garë,” tha ajo kur u pyet për planet e zotit Biden.

Ajo tha se Biden është “më i përkushtuar se kurrë për të mposhtur Donald Trump” dhe tha se është “personi më i mirë” për t’u përballur ish-presidentin.

Në deklaratën e tij, presidenti iu referua fjalimit të ish-Presidentit Trump në Konventën Kombëtare Republikane për të thënë se ai do të vazhdojë të “ekspozojë kërcënimin” e ish-presidentit.

“Vizioni i errët i Donald Trump për të ardhmen nuk është kush jemi ne si amerikanë. Së bashku, si parti dhe si vend, ne mund dhe do ta mposhtim atë në kutinë e votimit,” tha ai.