zoom

Bota

Biden miraton sanksione shtesë kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, ja për çfarë bëhet fjalë

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten dy ligje që vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Ky fakt u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë.

Sanksionet shënojnë lëvizjen e fundit të administratës për të ndëshkuar të dy vendet për pushtimin e vazhdueshëm vdekjeprurës të Ukrainës nga Rusia dhe hera e parë që sanksionet në përgjigje të luftës vijnë nga Kapitol Hill.

Një prej projektligjeve pezullon marrëdhëniet normale tregtare me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke ndëshkuar vendet duke i hapur rrugën tarifave më të larta për importet prej tyre. Tjetri ndalon importet e energjisë nga Rusia, duke përfshirë naftën, qymyrin dhe gazin natyror, raporton CNN.

Senati miratoi njëzëri dy masat të enjten në mëngjes. Ndërsa Dhoma votoi me shumicë dërrmuese për miratimin e legjislacionit, projektligjet u përballën me më shumë kundërshtime atje.