zoom

Bota

Biden e humbet fare, tjetër gafë gjeografike. Ngatërron dy herë Gazën me Ukrainën!

Presidenti, Joe Biden, ngatërroi dy herë Gazën me Ukrainën, ndërsa njoftoi se SHBA do të ofronte ndihmën e nevojshme për territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

Biden, 81 vjeç, konfirmoi të premten se ndihma humanitare do të dërgohej në Gaza, një ditë pasi ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se 30,000 palestinezë kanë vdekur që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar.

“Në ditët në vijim, ne do të bashkohemi me miqtë tanë në Jordani dhe të tjerët që po ofrojnë ushqime dhe furnizime shtesë”, tha presidenti, duke shtuar se SHBA “do të kërkojë të hapë rrugë të tjera, duke përfshirë ndoshta një korridori detar”.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Franca, Jordania dhe Britania e Madhe kanë kryer tashmë fluturime.

Por Biden gabimisht iu referua dy herë fluturimeve për të ndihmuar Ukrainën, duke i detyruar zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të sqaronin se ai në fakt po fliste për Gazën. /ZOOM.AL/