Aplikacion
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates mohoi që diçka e tillë të jetë e vërtetë, duke akuzuar “New York Times” se nuk ka pyetur palën për të cilën është shkruar lajmi.
“Ky pretendim është absolutisht i rremë. Nëse New York Times do të na kishte dhënë më shumë se 7 minuta për të komentuar, ne do t’ia kishim thënë këtë”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë në platformën “X”.
Në shkrim, “New York Times” citonte një burim anonim që deklaronte për Biden: “Ai e di se nëse ka dy ngjarje të tjera si kjo, ne jemi në një vend tjetër”, duke iu referuar debatit presidencial të javës së kaluar në të cilin Biden zhgënjeu.