Aplikacion
Fotot ku ajo shihej me fustanin prej kadifeje të zi dhe ku duhej më joshëse se kurrë bënë sot xhiron e rrjetit.
Kësaj veshje i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mediat e huaja. Prestigjiozia “Pop Sugar” ka shkruar se për krijimin e këtij fustani, stilistit shqiptar iu deshën plot 10 ditë dhe është është bërë prej pëlhure mëndafshi dhe kadifeje.
“Veshja e një ikone nuk ka të bëjë me fustanin, ka të bëjë me shkëlqimin në sytë e saj gjatë veshjes së krijimit tuaj”, u shpreh Valdrin Sahiti për “Pop Sugar”.
Kujtojmë se më herët, Sahiti rrëfeu për rrugëtimin e tij drejt suksesit dhe si arriti që emrin e tij ta kthente në një brand. Kohë më parë emri i tij bëri bujë pasi Beyonce zgjodhi të vishej me një nga krijimet e tij në mbrëmjen e ceremonisë së çmimeve Grammy.
Por si ra asokohe në kontakt Valdrini me Beyonce-n? Stilisti tha në emision se as vetë ai nuk e dinte që diva e muzikës do të vishte fustanin e kuq!
Veshja e saj ishte një surprizë për stilistin, i cili tregoi edhe procesin e kontaktit me ekipin e këngëtares.
“Nuk e prisja që do të vishte saktësisht atë fustan, datën saktësisht, kjo ishte një surprizë e njëjtë sikurse për mua dhe krejt publikun”.
“Nuk dihet paraprakisht se çfarë do të veshë?”, e pyeti Alaudini.
“Jo. Nuk kemi një komunikim të afërt dhe miqësor me ekipin e saj që t’i dimë detajet. Thjesht shohim çfarë kemi të arsyeshme dhe potenciale në varësi edhe të buxhetit dhe pastaj ekipe të ndryshe zgjedhin gjëra të ndryshme”.