zoom

Aktualitet

Betonieret vazhdojnë të lëvizin gjatë ditës në Tiranë, ndonëse ka një urdhër ndalimi për to

Betonieret vazhdojnë të lëvizin gjatë ditës në Tiranë, ndonëse ka një urdhër ndalimi për to deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Pamjet e siguruar nga Zoom.al rreth orës 16:50 të pasdites së të enjtes, tregojnë qartazi qarkullimin e tyre pa pengesë në rrugët e kryeqytetit.

Pak javë më parë, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se betionieret nuk do të qarkullojnë  në kryeqytet gjatë ditës, por vetëm në mbrëmje. vendim i pazbatuar nga kompanitë e ndërtimit, siç është treguar dhe më herët nga Zoom.al.