zoom

Bota

Betejë ndaj Facebook-ut dhe Twitter-it! Trump u hap luftë rrjeteve sociale

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të hapë sot një padi gjyqësore ndaj shefit të Facebook, Mark Zuckerberg dhe shefit të Twitter, Jack Dorsey, pasi dy platformat i kanë bllokuar aksesin prej disa muajsh.

Lajmi raportohet nga Daily Mail, ndërsa padia e Trump vjen pas pretendimeve se ai është censuruar padrejtësisht.

Padia e Trump do të bëhet në emër të përdoruesve të mediave sociale, të cilët pretendojnë se ata janë bllokuar padrejtësisht.

Lëvizjet ligjore mbështeten nga “America First Policy Institute”, një organizatë jofitimprurëse që përfshin disa ish-zyrtarë të lartë të administratës.

Trump ka akuzuar vazhdimisht rrjetet sociale për shtypjen dhe censurimin e zërave konservatorë.

Facebooku ka vendosur të pezullojë për dy vjet llogaritë e ish-presidentit Donald Trump aty dhe në Instagram, pasi doli në përfundimin se postimet e tij nxitën dhunë përpara sulmit të 6 janarit në Kongresin amerikan.

Nga ana tjetër edhe Twitter-i e ka ndaluar përgjithmonë qasjen e ish-presidentit në shërbimet e tij.