Aplikacion
Në tërësi sfida në “Vodafone Arena”, foli për ekipin e Gunes, që ishte superior në fushë.
Ashtu si pritej Besiktas e nisi në sulm ndeshjen dhe në momentin e parë që Tirana kaloi në aventurë, me një zbritje të shpejt në sulm, tundi rrjetën.
Masuaku krosoi në zonë nga e majta dhe aty përfitoi Bulut, që lëvizi më shpejt se Përgjoni dhe tundi rrjetën.
Në disavantazh bardheblutë përpiqen të dalin në sulm, por si Lushkja ashtu edhe Latifi, vonohen në daljet në sulm duke sfumuar dy mundësi të mira.
Pak para fundit të pjesës së parë, Besiktas shënoi edhe golin e dytë me Muleka, që realizoi pas një aksioni brilant.
E njëjta tablo edhe në pjesën e dytë, Besiktas qarkullon topin dhe përpiqet të menaxhoj rezultatin.
Trajneri Shehi detyrohet të bëjë dy zëvendësime të detyruar, Doka dhe Abazaj lanë fushën të dëmtuar, në vendin e tyre u aktivizuan Haxhiu dhe Kaina.
Pikërisht nga këmbët e tyre erdhi goli i Tiranës, që rihapi ndeshjen në minutën e 83, Haxhiu shërben bukur në zonë dhe Kaina e shtyn topin në rrjetë.
Goli zgjon Besiktas që në shtesë mbylli llogaritë me adoleshentin Kilicsoy. /zoom.al/
None found