zoom

Slider

Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila Myrtezaj: Fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten

Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhenila Myrtezaj, disa muaj pas thashethemeve që qarkullonin rreth fundit të martesës së tyre.

Aktori i humorit është shprehur se dy fëmijët  jetojnë me këngëtaren, të cilës iu referua si ish-bashkëshortja.

Kallaku shtoi se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten, U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë,”- tha aktori gjatë një darke me banorët në “Ferma VIP”.

Më tej shtoi:

”E rëndësishme është të jenë të mirë. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet.”

Për ndarjen e tyre është përfolur shumë dhe kjo është hera e parë që njëri prej tyre flet për divorcin.

Dyshimet për një krizë mes çiftit kanë nisur prej kohësh, kur u kuptua se ata nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe fshinë fotot e përbashkëta. Përveç kësaj, Xhensila dhe Besi nuk ishin parë bashkë prej muajsh në evente apo ambiente të përbashkëta./ Zoom.al