Aplikacion
Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian në një letër drejtuar KQZ-së ka kërkuar çregjistrimin nga aleanca opozitare.
Kryetari i partisë së minoritetit, Vasil Sterjovski, në kërkesën drejtuar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, i njofton vendimin për t’u tërhequr.
“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025″, shkruhet në dokument.