zoom

Politikë

Berisha: Zonja Rama solli pallat në pajë, i ndërtuar me korrupsion! Parlamenti, repart ushtarak!

Ish-kryeministri Sali Berisha, është futur në ambientet e Kuvendit një orë para nisjes së sëancës plenare për buxhetin e vitit 2024.

Berisha është  futur live në rrjetin e tij social “Facebook”, ku u shpreh ndër të tjera se bashkëshortja e Edi Ramës, solli “pallat në pajë”, që sipas saj është ndërtuar me gjak, por sipas ish-kryeministrit ai është ndërtuar me vjedhje dhe korrupsion.

“Zonja Rama, solli pallat në pajë, par atë pallat nuk ekziston asnjë faturë. Ajo u shpreh në media thjesht që është ndërtuar me para gjaku. E vërteta është që ajo është ndërtuar me vjedhje dhe korrupsion. Për të shpëtuar nga krimi, janë të gatshëm të paraqesin çdolloj preteksi”, tha Berisha.

Ai ka shtuar se Parlamenti është shndërruar në një repart ushtarak, për shkak të numrit të lartë të gardistëve dhe kontrolleve të ushtruara ndaj deputetëve të opozitës. “Ja si e shndërruan Parlamentin në një repart ushtarak. Vetë është strukur dhe ka ardhur herët nga frika të mos i bllokohet dera”, shton ish-kryeministri. /ZOOM.AL/