zoom

Politikë

Berisha zbulon mesazhin që i dërgoi Yuri Kim pas 6 marsit

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës në A2 ka treguar se ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një mesazh me anë të një personi pas zgjedhjeve të 6 marsit. Berisha tha se ajo dilte garante që Basha të mos kandidojë më për kryetar partie, por në të njëjtën kohë I kërkonte dhe atij që të tërhiqej provizorisht.

“Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj. Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja  cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla”, ka treguar Berisha.