Aplikacion
“Lidhur me deklaratat, ajo një ndërhyrje qesharake e guvernatores, por theksoj se ka marrë fund koha e lojës me kukulla. Sot ka opozitë të vërtetë, askush nuk mund ti diktojë kësaj opozite, akzuat që duhet të bëjë ose jo.
Unë pashë aty shqetësim edhe për akuzat. Të harrojë kush përpjekjet se mund të diktojë, sikundër, unë publikisht sot para mediave, shpreh keqardhjen por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direkte në procesin gjyqësor.
Javën e kaluar unë ju informova, thash se kam informacion për dy burime, së fundmi, guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor, i cili në mënyrë absolute nuk ka asnjë bazë ligjore, sepse kurrë, sipas përcaktimeve të kodit civil, nuk mund të konsiderohet palë ajo që nuk është palë dhe unë këtu i bëj thirrje qeverisë së SHBA-së të ndalojë ndërhyrjet e saj e përfaqësueses së saj në Shqipëri” tha Berisha. /Zoom.al