zoom

Lajme

Berisha tërhiqet nga protesta për oficerin e policisë Azbi Spahiu: Respektojmë vullnetin e familjes

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ai dhe forca politike që drejton do të respektojnë vullnetin e familjes së oficerit të policisë rrugore, Azbi Spahiu, për të mos protestuar.

Berisha kishte bërë një thirrje në rrjetet sociale për të protestuar për çështjen e efektivit, i cili u dëmtua në rrethana të paqarta.

Por për shkak se familja kërkoi “mirëkuptim që asnjë veprim të mos ndërmerret në emrin tonë, sepse nuk na ndihmon”, Berisha u tërhoq duke thënë se e nuk do të ishte e drejtë të protestohej për të.

“Do të respektoj atë që tha familja. Në rastet kur pretendohet për probleme strikte individuale, siç thotë familja, siç pohoi familja, ndërhyrja nuk më duket se është e drejtë dhe duhet të respektosh familjen. S’ka pas asnjë motiv tjetër, se me shkruajti edhe dikush në koment, se përse s’ke folur. I thashë se s’kam folur, sepse nuk po e qartësojnë. Besoj se deklarata e familjarëve për mua e mbyll këtë”, – tha Berisha.

Nga ana tjetër, kryetari i PD tha se ka shumë motive për të protestuar para Ministrisë së Breshme. Ai akuzoi ministrin e Brendshëm se për rastin e vrasjes së nxënësit 14 -vjeçar të shkollës “Fan Noli”, Martin Cami, duke thënë se ministri e vrau atë 2 herë me qëndrimet e tij. Po ashtu, Berisha ka kërkuar reagim edhe për kriminalizimin e policisë apo për situatën e rëndë kriminale në të cilën gjendet vendi. /Zoom.al

Postime të lidhura